Agjencia Pyjore e Kosovës

Neni 22
Drejtorati për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme

1. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Drejtoratit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme janë:
     1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të Agjencisë Pyjore të Kosovës, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;
     1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
     1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të agjencisë pyjore;
     1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të Agjencisë Pyjore të Kosovës;
     1.5. Zhvillon dhe ofron mbështetje për procedurat e prokurimit;
     1.6. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;
     1.7. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të Agjencisë Pyjore të Kosovës;
     1.8. Ofron shërbime logjistike për Agjencinë Pyjore të Kosovës.
2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Financa dhe Shërbimet e Përgjithshme raporton tek Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Pyjore të Kosovës.
3. Në kuadër të Drejtorati për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme bëjnë pjesë:
     3.1. Sektori për Burime Njerëzore;
     3.2. Sektori për Buxhet dhe Financa;
     3.3. Sektori i Shërbimeve Logjistike.
4. Numri i të punësuarve në Drejtoratin për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme ёshtё dhjetё (10).

Neni 23
Sektori i Burimeve Njerëzore

1. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Sektorit të Burimeve Njerëzore janë:
     1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;
     1.2. Administron rekrutimin e personelit;
     1.3. Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të planeve trajnuese;
     1.4. Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj,
2. Udhëheqësi i Sektorit për Burime Njerëzore raporton tek Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Pyjore të Kosovës në aspektin operacional, ndërsa në aspektin administrativ tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin e Burimeve Njerëzore ёshtё dy (2).

Neni 24
Sektori për Buxhet dhe Financa

1. Detyrat dhe Pёrgjegjёsitё e Sektorit pёr Buxhet dhe Financa janë:
     1.1. Përgatitë propozimet buxhetore;
     1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të Agjencisë Pyjore të Kosovës;
     1.3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
     1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
     1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
     1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.
2. Udhëheqësi i Sektorit pёr Buxhet dhe Financa raporton tek tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Financadhe Shërbime të Përgjithshme.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin pёr Buxhet dhe Financa ёshtё tre (3).

Neni 25
Sektori i Shërbimeve Logjistike

1. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Sektorit të Logjistikes janë:
     1.1. Ofron ndihmë logjistike për personelin e Agjencisë Pyjore;
     1.2. Menaxhon inventarin dhe depot e Agjencisë Pyjore të Kosovës;
     1.3. Koordinon kërkesat dhe nevojat e Agjencisë Pyjore për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;
     1.4. Mirëmban pajisjet e TI-së,ofron shërbime të TI-së dhe bashkëpunon me sektorin për menaxhimin informatave në pylltari,
     1.5. Koordinon aktivitetet me Sektorin për menaxhimin e informacionit në pylltari në mirëmbajtjen e sistemit të informacionit të pylltarisë,
     1.6. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e Agjencisë Pyjore;
     1.7. Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të Agjencisë Pyjore.
2. Udhёheqёsi i Sektorit për Shërbimeve Logjistike raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Shërbime Logjistike ёshtё katër ( 4).

Neni 26
Sektori për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit

1. Detyrat dhe përgjegjësit e Sektorit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit janë:
     1.1. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe siguron pajtueshmërinë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë,
     1.2. Ofron këshilla dhe rekomandime ligjore nga fushë veprimtaria e Agjencisë Pyjore,
     1.3. Ofron ndihmë për strukturat organizative të Agjencisë Pyjore në identifikimin e çështjeve që duhet normuar,
     1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të Agjencisë Pyjore me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acqui të BE-së) si dhe me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.
2. Udhëheqësi i Sektorit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit për punën e vet raporton tek Drejtori i Drejtoratit Ligjor,
3. Numri i të punësuarave në Sektorin për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit është tre (3).

Neni 27
Sektori për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit dhe mbështetje ligjore për strukturat organizative të Agjencisë pyjore

1. Detyrat dhe përgjegjësit e Sektorit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit janë:
     1.1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të Agjencisë pyjore për zbatimin e legjislacionit;
     1.2. Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit;
     1.3. Ofron mbështetje ligjore për hartimin e propozim-vendimeve, marrëveshjeve, memorandumeve, kontratave, pëlqimeve;
     1.4. Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative dhe jep propozimet për tejkalimin e tyre;
     1.5. Përfaqëson interesat e Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe strukturave të saja organizative në kontestet gjyqësore;
     1.6. Koordinon aktivitetet legjislative të Agjencisë Pyjore me MBPZHR dhe Institucionet tjera përkatëse;
     1.7. Bashkëpunon me Departamentin Ligjor në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Agjencisë Pyjore dhe strukturave të saj organizative në konteste gjyqësore;
2. Udhëheqësi i Sektorit për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit dhe mbështetje ligjore për strukturat organizative të Agjencisë pyjore për punën e vet raporton tek Drejtori i Drejtoratit Ligjor,
3. Numrin i të punësuarve në Sektorin për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit dhe mbështetje ligjore për strukturat organizative të Agjencisë pyjore është tre (3).