Neni 10
Drejtorati për Menaxhim me Kafshë të Egra, Gjueti, Kullosa dhe Eko-Turizëm
1. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Drejtoratit për Menaxhim me Kafshë të Egra, Gjueti, Kullosa dhe Ekoturizëm
janë:
1.1. Siguron zbatimin e politikave dhe legjislacionit të aplikueshëm për menaxhim të qëndrueshëm të
kullosave, kafshëve të egra, gjueti dhe eko-turizëm;
1.2. Ofron mbështetje në menaxhimin dhe mbrojtjen kafshëve të egra;
1.3. Bashkëpunon me akterët relevantë për zhvillimin e aktiviteteve.
2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Menaxhim me Kafshë të Egra, Gjueti, Kullosa dhe Eko-turizëm raporton
tek Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Pyjore të Kosovës.
3. Në kuadër të Drejtoratit për Menaxhim me Kafshë të Egra, Gjueti, Kullosa dhe Ekoturizëm bëjnë
pjesë:
3.1. Sektori për M.K.E, Gjueti dhe Eko–Turizëm;
3.2. Sektori për Menaxhim me Kullosa.
4. Numri i të punësuarve në Drejtorinë për Menaxhim me Kafshë të Egra, Gjueti, Kullosa dhe Eko-Turizëm është njëzet (20).
Neni 11
Sektori pËr MKE, Gjueti dhe Eko-turizëm
1. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Sektorit pёr MKE. Gjueti dhe Eko-turizëm janë:
1.1. Siguron zbatimin e politikave dhe legjislacionit të aplikueshëm për menaxhim tё qёndrueshёm tё
kafshëve tё egra, gjuetisë dhe eko–turizmit;
1.2. Koordinon aktivitetet për menaxhimin e kafshëve të egra, gjuetisë dhe eko-turizmit dhe
bashkëpunon me akterët relevantë në zhvillimin e tyre.
2. Udhëheqësi i Sektorit pёr MKE. Gjueti dhe Eko-Turizëm raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit për
Menaxhim me Kafshë të Egra, Gjueti, Kullosa dhe Ekoturizëm.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin pёr MKE, Gjueti dhe Eko-Turizëm është Pesëmbëdhjetë (15).
Neni 12
Sektori pËr Menaxhim me Kullosa
1. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Sektorit pёr Menaxhim me Kullosa janë:
1.1. Siguron zbatimin e politikave dhe legjislacionit të aplikueshëm për menaxhim tё qёndrueshёm tё
kullosave;
1.2. Ofron mbështetje në rishikim tё akteve nënligjore pёr menaxhimin, ruajtjen dhe rritjen e fondit tё
kullosave;
1.3. Harton plane dhe monitoron zbatimin e tyre për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e kullosave,
2. Udhëheqësi i Sektori për Menaxhim me Kullosa raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Menaxhim me Kafshë të Egra, Gjueti, Kullosa dhe Eko-Turizëm,
3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Menaxhim me Kullosa ёshtё tre (3).