Neni 16
Drejtoratet Koordinuese Rajonale të APK-së me seli në: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë dhe
Mitrovicë
1. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Drejtorateve Koordinuese Rajonale ë APK-së janë:
1.1. Menaxhon me pyjet nё sferën e mbrojtjes nga faktorët biotik dhe abiotik, Planifikimi afatgjatë dhe menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve nё sferën e shfrytëzimit dhe koncesionimit tё pyjeve dhe tokave pyjore, atё silvikulturës pyjore nё pyjet private dhe publike si dhe monitorimi i aktiviteteve nё lёmin e dhënies sё lejeve dhe mbrojtjes nga aktivitetet ilegale nё nivel regjioni si dhe koordinimi i këtyre
aktiviteteve me strukturat udhëheqëse tё nivelit qendror dhe lokal tё Republikës sё Kosovës;
1.2. Menaxhon dhe zbaton politika tё përgjithshme tё zhvillimit dhe synimet strategjike mbi bazёn e
ligjit dhe menaxhimit tё qёndrueshёm tё burimeve drusore / jo drusore dhe faunës sё egër nё nivel tё
Drejtoratit koordinues;
Planifikon dhe koordinon aktivitetet nё monitorimin dhe identifikimin e aktiviteteve që bien ndesh dhe janë nё kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore tё menaxhimit tё qёndrueshёm tё burimeve pyjore, jo drusore dhe tё faunës sё egër, propozon dhe ngritё procedura tё masave parandaluese dhe disiplinore pёr bartësit e pёrgjegjёsive.
2. The leader of the Coordinating Directorate of the KFA reports to the General Director of the of Kosovo Forestry Agency .
3. Numri i të punësuarve sipas Drejtorive Koordinuese Rajonale është:
3.1. Drejtorati Koordinues i APK-së në Prishtinë ka të punësuar trembëdhjetë (13),
3.2. Drejtorati Koordinues i APK-së në Gjilan ka të punësuar dymbëdhjetë (12),
3.3. Drejtorati Koordinues i APK-së në Ferizaj ka të punësuar dhjetë (10),
3.4. Drejtorati Koordinues i APK-së në Prizren ka të punësuar njëmbëdhjetë (11),
3.5. Drejtorati Koordinues i APK-së në Pejë ka të punësuar katërmbëdhjetë (14),
3.6. Drejtorati Koordinues i APK-së në Mitrovicë ka të punësuar dhjetë (10).
4. Nё kuadër tё Drejtorateve Koordinuese tё APK-sё bëjnë pjesë:
4.1. Sektori pёr Menxhim me Pyje.
5. Numri i të punësuarve në Drejtoratet Koordinuese Rajonale të APK-së gjithsejtë është shtatëdhjetë
(70).
Neni 17
Sektori i menaxhimit me Pyje
1. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Sektorit të menaxhimit me Pyje janë:
1.1. Organizon dhe monitoron kryerjen e punëve sipas ligjit për pyjet e Kosovës në lëmin e
silvikulturës, shfrytëzimit, konsesionimit, mbrojtjes dhe monitorimit të pyjeve publike dhe private në
kuadër të Drejtoratit Koordinues;
1.2. Mban kontakte dhe sipas autorizimit të Drejtorit të Drejtorisë koordinuese e përfaqëson atë
lidhur me gjendjen në sferën e pyjeve në aspektin e planeve menaxhuese afatgjata, vjetore,
operacionale apo ato vjetore për pyjet publike apo ato private;
1.3. Propozon, harton dhe monitoron aktivitet ne pyllëzimet në nivel të drejtorisë koordinuese;
1.4. Grumbullon të dhëna nga tereni për mbrojtjen e pyjeve, silvikulturë, dhe shfrytëzim, propozon
dhe harmonizon planet pёr pyllëzim, prerje, rrallime, pastrime, rrallime paratregtare, hapje te rrugëve te reja nëpër ngastra ku do të kryhen punimet;
1.5. Organizon dhe monitoron operatorët ekonomik qe operojnë me pyje dhe toka pyjore, përcjellj
punimet e tyre,dhe kontrollon punimet e operatorëve ekonomik ne punët Silvikulturore, shfrytëzim të pyjeve apo mbrojtje të pyjeve;
1.6. Koordinon punët me zyrtar të lartë të lëmive përkatëse për pyllëzim, koordinon hartimin e
programeve për pyllëzime si dhe pjesëmarrja aktive në organizimin e pyllëzimeve dhe mbykqyrjen e pyllëzimeve nëpër komuna përkatëse dhe ne nivel te Drejtorisë Koordinuese;
1.7. Organizon dhe monitoron punët me AP komunale së bashku me inxhinier sektorial, inspektor
pyjesh dhe teknik përkatës sipas organizimit të brendshëm të APK –DK;
1.8. Udhëheq dhe koordinon punët në mes të sektorëve të pylltarisë dhe zyrtareve juridik apo
ekonomik dhe informon drejtorin për gjendjen në teren aktivistet në sferën e punimeve në fushën
juridike apo ekonomike.
2. Udhëheqësi i Sektorit të menaxhimit me Pyje raporton tek udhëheqësi i Drejtorisë koordinuese.
3. Numri i të punësuarve në sektorin e menaxhimit me pyje ёshtё pesëdhjetë e një (51).