Rreth SIPK
Sistemi Informativ i Pyjeve të Kosovës - SIPK
Duke pasur parasysh nevojën për menaxhimin e informacionit të sektorit të pylltarisë së Kosovës, në kuadër të projektit GCP/KOS/005/FIN, “Përkrahja e Zbatimit të Politikës dhe Strategjisë Pyjore në Kosovë”, FAO mori iniciativën për të ndihmuar institucionet e Kosovës të mandatuara me menaxhimin e pyjeve. , për të zhvilluar një Sistemi Informativ të Pyjeve të Kosovës (SIMK). Agjencia Pyjore e Kosovës ka mandatin për menaxhimin e pyjeve, dhe është përgjegjëse për rregullimin e pyjeve dhe tokave pyjore, administrimin dhe menaxhimin e tokave pyjore publike dhe pyjeve në Parqet Kombëtare të Kosovës (përveç atyre që i janë caktuar në mënyrë eksplicite ndonjë organi tjetër qeveritar me ligj).
Në këtë kontekst, FAO synon të ndërtojë një sistem informacioni që do të shërbejë si një mjet TI për të mbuluar nevojat e APK-së në kryerjen e mandatit të saj të menaxhimit të pyjeve.
Zhvillimi i KFIS-it synon të ofrojë ndihmë për zbatimin e politikave dhe strategjisë pyjore të Kosovës, duke mundësuar dhe/ose lehtësuar prodhimin, ruajtjen, përpunimin dhe shkëmbimin e informacionit pyjor. Nëpërmjet informacionit më të saktë, gjithëpërfshirës, të përditësuar dhe të konvertuar në statistika, menaxhimi i pyjeve do të përmirësohet në të gjitha nivelet administrative.
SIMK do të zhvillohet si mjet i TI-së për APK-në dhe si i tillë do të jetë nën mirëmbajtjen dhe përgjegjësinë e APK-së në pronësi të MBPZHR. Meqenëse është paraparë si mjet i APK-së për zbatimin e mandatit të qeverisë, dizajni i sistemit synon të pasqyrojë organogramin sipas të cilit funksionon APK-ja, përkatësisht, do të jetë një sistem që ka një bazë të dhënash qendrore në APK. Të gjitha zyrat komunale të Kosovës, gjashtë zyrat koordinuese rajonale dhe APK-ja do ta përdorin këtë sistem. Institucionet tjera relevante dhe qytetarët e Kosovës do të kenë përdorim të kufizuar në tërë Kosovën. Meqenëse sistemi mendohet të bazohet në teknologjinë e internetit, qasja në sistem është e mundur nga çdo vend në botë përmes internetit, me masat e duhura të sigurisë dhe nivelin e aksesit të përdoruesit.