Agjencia Pyjore e Kosovës

Neni 29
Sektori i Prokurimit

1. Detyrat dhe pёrgjegjësitё e Sektorit të Prokurimit janë:
     1.1. Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të Agjencisë Pyjore në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
     1.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
     1.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;
     1.4. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave.
2. Udhëheqësi i Sektorit të Prokurimit raporton tek Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Pyjore të Kosovës.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin e Prokurimit ёshtё dy (2).