Neni 13
Drejtorati për Hulumtime, Projektime në Pyje dhe Prodhim fidanor në Pejë
1. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Drejtoratit për Hulumtime, Projektime në Pyje dhe prodhim fidanor janë:
1.1. Kryen hulumtime dhe projektime silvikulturore;
1.2. Siguron zbatimin e politikave dhe legjislacionit të aplikueshëm në fushën e hulumtimit dhe
projektimit pyjor;
1.3. Monitoron dhe harton analiza dhe raporte mbi prodhimin fidanor dhe pyllëzime si dhe ofron
rekomandime profesionale.
2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Hulumtime, Projektime në Pyje raporton tek Drejtori i Përgjithshëm i
Agjencisë Pyjore të Kosovës.
3. Në kuadër të Drejtorisë për Hulumtime, Projektime në Pyje bëjnë pjesë:
3.1. Sektori për Hulumtime dhe Projektime; dhe
3.2. Sektori për Prodhim Fidanor.
4. Numri i të punësuarve në Drejtoratin për Hulumtime, Projektime në Pyje është dhjetё (10).
Neni 14
Sektori pËr Hulumtime dhe Projektime në Pyje
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit pёr Hulumtime dhe Projektime në Pyje janë:
1.1. Koordinon aktivitetet në mbrojtjen e pyjeve nga sëmundjet, dëmtuesit dhe faktorët e tjerë si dhe
hulumtimi dhe projektimi i planeve dhe programeve në funksion të arritjes së objektivit dhe misionit të Drejtoratit për Hulumtime, Projektime në Pyje dhe Prodhim fidanor;
1.2. Hulumton dhe harton analiza dhe raporte mbi metodat e mbarshtrimit me pyje, mbi metodat e
trajtimit të pyjeve të larta dhe pyjeve të ulta, mbi sëmundjet dhe insektet që atakohen pyjet e Kosovës dhe teknologjinë e shfrytëzimit të pyjeve;
1.3. Ofron këshilla për sektorin pyjor, sipas kërkesës.
2. Udhëheqësi i Sektorit pёr Hulumtime dhe Projektime në Pyje raporton tek Drejtori i Drejtoratit për
Hulumtime, Projektime ne Pyje dhe Prodhim Fidanor.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin pёr Hulumtime dhe Projektime në Pyje ёshtё tre (3).
Neni 15
Sektori për prodhim fidanor
1. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Sektorit për prodhim fidanor janë:
1.1. Planifikimi i prodhimit të fidanëve dhe hartimi i buxhetit për prodhimin fidanor,
1.2.Bën përpunimin e tokës në të gjitha fazat e punës, përgatitjen e leheve për mbjellje, përzierjen e
kemikalieve për stratifikimin e farave pyjore, hedh farën në lehet e përgatitura me parë dhe në kaseta, bën mbushjen e kasetave dhe renditjen e tyre, benë prashitjen , herrjen e fidanëve në sera dhe në ambientet e hapura;
1.3. Bёn stërpikjen e fidanëve me preparate kimike për mbrojtjen e fidanëve nga sëmundjet dhe
dëmtuesit sipas receteve të ekspertit pyjor;
1.4. Bën nxjerrjen e fidanëve, trapimin dhe ngarkimin e fidanëve ne autot e blerësit si dhe udhëheq
punimet në renovimin e serave.
2. Udhëheqësi i Sektorit pёr prodhim fidanor raporton tek Drejtorati për Kërkime, Hulumtime, Projektime
dhe Prodhim Fidanor.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin për prodhim fidanor ёshtё pesë (5).