Neni 28
Sektori i Auditimit të Brendshëm
1. Detyrat dhe përgjegjësit e Sektorit të Auditimit të Brendshëm janë:
1.1. Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe
doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;
1.2. Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të
rrezikut;
1.3. Organizon, kryen dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm për Agjencinë
Pyjore të Kosovës dhe dorëzon rezultatet e auditimit në pajtim me legjislacionin në fuqi;
1.4. Përgatitë dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit;
1.5. Përgatitë dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm
të funksionimit të auditimit të brendshëm;
1.6. Raporton menjëherë tek menaxhmenti i lartë dhe Komitetit i Auditimit për çdo indikator të
aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera kompetente.
2. Udhëheqësi i Sektorit të Auditimit të Brendshëm për punën e vet raporton tek Ministri.
3. Numri i të punësuarave në Sektorin e Auditimit të Brendshëm është dy (2).