Neni 6
Drejtorati për Menaxhimin e Pyjeve
1. Detyrat dhe përgjegjësitë:
1.1. Organizon dhe siguron zbatimin e politikave pyjore;
1.2. Siguron shfrytëzimin e qëndrueshëm të pyjeve;
1.3. Siguron zbatimin e politikave mbi koncesionimin e pyjeve dhe tokave pyjore, të silvikulturës
pyjore në pyjet publike dhe private si dhe monitoron dhe koordinon me akterët relevantë aktivitetet në sektorin e pyjeve.
2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Menaxhim me Pyje raporton tek Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Pyjore
të Kosovës.
3. Në kuadër të Drejtoratit për Menaxhim me Pyje bëjnë pjesë:
3.1. Sektori për Planifikim, Inventarizim, Plane Menaxhuese dhe Kadastrave Pyjor, Këshillime dhe
Koncesionime;
3.2. Sektori për Silvikulturë, Shfrytëzim të Pyjeve, Produkteve jo drunore, Mbrojtje dhe Monitorim të
Pyjeve; dhe
3.3. Sektori pёr Menaxhimin e Informacioneve nё Pylltari.
4. Numri i të punësuarve në Drejtoratin për Menaxhimin me Pyje është dhjetë (10).
Neni 7
Sektori për Planifikim, Inventarizim, Plane Menaxhuese, Kadastrave Pyjore, Këshillim dhe
Koncesionim
1. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё:
1.1. Siguron zbatimin e legjislacionit për menaxhimin e pyjeve;
1.2. Bashkëpunon me akterë relevantë për përmirësimin e metodave të inventarizimit dhe planeve
menaxhuese;
1.3. Raporton në baza të rregullta për inventarizimin dhe planet menaxhuese;
1.4. Shqyrton përputhshmërinë e planeve të shfrytëzimit tё pyjeve me kapacitetet bazë tё llogaritura
nga Inventarizimi dhe Planet menaxhuese.
1.5. Ofron mbështetje për përpilimin dhe implementimin e planeve nga lёmia e shfrytëzimit tё pyjeve;
1.6. Ofron mbështetje në hartimin e standardeve dhe procedurave në planifikimin, shfrytëzimin,
koncesionimin nё pyjet dhe tokat pyjore;
1.7. Përgatitë dokumentacionin pёr koncesionime tё pyjeve dhe tokave pyjore.
2. Udhёheqёsi i Sektorit pёr Planifikim,Inventarizim, Plane Menaxhuese , Kadastrave Pyjore, Këshillim
dhe Koncesionim raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit pёr Menaxhim me Pyje.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin pёr Planifikim, Inventarizim, Plane Menaxhuese , Kadastrave
Pyjore, Këshillim dhe Koncesionim është tre (3).
Neni 8
Sektori për Silvikulturë, Shfrytëzim të Pyjeve, Produkteve jo drusore, Mbrojtje dhe Monitorim të
Pyjeve
1. Detyrat dhe Pёrgjegjёsitё:
1.1. Siguron zbatimin e procedurave për realizimin e planeve vjetore dhe analizon rezultatet e
implementimit të planeve në fushën përkatëse;
1.2. Mbikëqyr dhe përcjell punët e prerjes, silvikulturёn, pyllëzimet plotësimet dhe aktivitetet tjera në
kultivimin e pyjeve për të siguruar përmbushjen e standardeve profesionale, planeve vjetore te
menaxhimit te pyjeve dhe kërkesave tjera që dalin nga Ligji nr. 2003/3 Për Pyjet e Kosovës dhe aktet
tjera nënligjore të parapara me këtë ligj;
1.3. Ofron mbështetje në hartimin e procedurave dhe standardeve pёr aktivitetet e realizuara në
silvikulturë, mbrojtje nga zjarret dhe sëmundjet e ndryshme pyjore dhe monitoron zbatimin e tyre,
1.4. Monitoron zbatimin e legjislacionit, procedurave dhe standardeve nga lёmia e shfrytëzimit,
koncesionimit tё resurseve pyjore nё pyje dhe tokat pyjore shtetërore;
2. Udhëheqësi i Sektorit pёr pёr Silvikulturё, Shfrytëzim të Pyjeve, Produkteve jo drusore Mbrojtje dhe Monitorim tё Pyjeve raporton tek udhëheqësi i Drejtoratit per menaxhim me pyje.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin pёr Silvikulturё, Shfrytëzim të Pyjeve, Produkteve jo drusore
Mbrojtje dhe Monitorim tё Pyjeve është tre (3).
Neni 9
Sektori për Menaxhimin e Informatave në Pylltari
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Menaxhimin e Informatave në Pylltari janë:
1.1. Siguron mbështetje në menaxhimin e informatave në pylltari;
1.2. Menaxhon informacione te pylltarisë;
1.3. Ofron mbështetje në hartimin e strategjisë për menaxhim të informacioneve;
1.4. Identifikon nevojat për menaxhimtë informacioneve në mënyrë adekuate.
2. Udhëheqësi i Sektorit pёr Menaxhimin e Informatave nё Pylltari raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit
për Menaxhim me Pyje.
3. Numri i te punësuarve ne Sektorin për menaxhimin e Informatave nё Pylltari është tre (3).