Agjencia Pyjore e Kosovës

Neni 21
Drejtorati Ligjor

1. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Drejtoratit ligjor janë:
     1.1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumetve strategjike dhe zbatimin e legjislacionit nga fushë veprimtaria e Agjencisë Pyjore;
     1.2. Ofron mbështetje ligjore për hartimin e procedurave dhe standardeve sa kanë të bëjnë me aktivitetet e Agjencisë Pyjore;
     1.3. Ofron mbështetje ligjore sipas kërkesës për të gjitha aktivitetet tjera të Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe Drejtorateve Koordinuese të Agjencisë Pyjore;
     1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të Agjencisë Pyjore me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acqui të BE-së) si dhe me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës,
     1.5. Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimatria e Agjnecisë Pyjore;
     1.6. Bashkëpunon me Departamentin Ligjor në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Agjencisë Pyjore në konteste gjyqësore.
2. Udhëheqësi i Drejtoratit ligjor raporton tek Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Pyjore të Kosovës.
3. Në kuadër të Drejtoratit Ligjor dhe Shërbime bëjnë pjesë:
     3.1. Sektori për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit;
     3.2. Sektori për Mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit dhe mbështetje ligjore për strukturat organizative të Agjencisë Pyjore.
4. Numri i të punësuarve në Drejtoratin për Ligjore ёshtё shtatë (7).