Agjencia Pyjore e Kosovës

Neni 18
Drejtorati Qendror i Inspektimit të Pylltarisë dhe Gjuetisë

1. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Drejtoratit të Inspektimit Qendror të Pylltarisë dhe Gjuetisë janë:
     1.1. Zbaton legjislacionin e Pylltarisë dhe të Gjuetisë;
     1.2. Monitoron dhe kontrollon implementimin e planeve menaxhuese vjetore, planet dhe programet pyjore të zhvillimit, planet operacionale, planet e reproduksionit biologjik të thjeshtë dhe të zgjeruar të pyjeve, planet e mbrojtjes së pyjeve, si dhe përmbushjen e tyre, librat zyrtare të evidencave dhe dokumenteve tjera në përdorim;
     1.3. Organizon dhe monitoron punën në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive, sipas rregullativës ligjore në fuqi;
     1.4. Monitoron dhe kontrollon zbatimin e Ligjit, akteve nënligjore, planeve menaxhuese, planeve vjetore, planeve operacionale, procedurave dhe standardeve profesionale nga lëmia e kontrollës dhe inspektimit;
     1.5. Monitoron dhe identifikon aktivitetet që bien ndesh dhe janë në kundërshtim me rregullat e aprovuara, propozon masat parandaluese;
     1.6. Jep këshilla, trajnon dhe angazhohet në organizimin e takimeve profesionale të ngritjes së efikasitetit në punë;
     1.7. Në bashkëpunim me sektorët tjerë propozon sipas nevojave të paraqitura riformulimin dhe rishikimin e politikave afatgjate, legjislacionit, akteve nënligjore, procedurat që kanë të bëjnë me zhvillimin e sektorit të pylltarisë.
2. Udhëheqësi i Drejtoratit të Inspektimit Qendror të Pylltarisë dhe Gjuetisë raporton tek Drejtori i përgjithshëm Agjencisë Pyjore të Kosovës.
3. Në kuadër të Drejtoratit të Inspektimit Qendror të Pylltarisë dhe Gjuetisë bëjnë pjesë:
     3.1. Sektori i Inspektimit pёr Pylltari dhe
     3.2. Sektori i Inspektimit pёr Gjueti.
4. Numri i të punësuarve në Drejtoratin pёr Inspektim Qendror tё Pylltarisë dhe Gjuetisë është shtatë (7).

Neni 19
Sektori i Inspektimit për Pylltari

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Inspektimit pёr Pylltari janë:
     1.1. Bën monitorimin, kontrollimin dhe inspektimin e implementimit të planeve menaxhuese afatgjata, vjetore, planet dhe programet pyjore të zhvillimit, planet operacionale, planet e reproduktimit biologjik të thjesht dhe të zgjeruar të pyjeve, planet e mbrojtjes së pyjeve si dhe përmbushjen e tyre;
     1.2. Kontrollon të gjitha punët në pyje, objektet, veglat, sharrat si dhe të gjitha vendet ku druri prehët, vendoset, përpunohet, tërhiqet nga pylli ose vihet në qarkullim;
     1.3. Urdhëron dorëzimin e dokumentacionit dhe të dhënave tjera brenda afatit të përcaktuar;
     1.4. Konfiskon përkohësisht pajisjet, mjetet dhe dokumentacionin e nevojshëm për inspektim;
     1.5. Urdhëron ndërmarrjen e masave dhe veprimeve përkatëse për evitimin e parregullsive dhe mangësive në afatin e përcaktuar;
     1.6. Kontrollon dhe përcjellë aplikimin e standardëve nga lëmi i Pylltarisë dhe Gjuetisë;
     1.7. Përkohësisht ndalon prerjet dhe të gjitha punët tjera që nuk janë në pajtueshmëri me Ligjin dhe Aktet tjera nënligjore nga lëmi i Pylltarisë deri në Vendimin përfundimtar të organit kompetent;
     1.8. Kontrollon zgjedhjen dhe damkosjen e trungjeve për prerje;
     1.9. Kontrollon kryerjen e të gjitha punëve të parapara me planet menaxhuese afatgjata, planet dhe të masave për luftimin e sëmundjeve bimore dhe të dëmtuesve dhe urdhëron eliminimin e dobësive në aplikimin e masave nëse vërtetohet se Agjencia Pyjore e Kosovës me Njësit e saja në Pyjet Publike dhe pronaret e pyjeve private nuk ju përmbahen rregullave dhe masave të mbrojtjes së pyjeve;
     1.10. Kontrollon dhe Inspekton aplikimin e masave në mbrojtje të pyjeve dhe tokave pyjore nga uzurpimet dhe shfrytëzimet e kundërligjshme dhe të ndërtimit të objekteve pa leje dhe dokumentacion të nevojshëm;
     1.11. Monitoron dhe Inspekton përdorimin dhe administrimin e tokave pyjore si dhënia me qira, ndërrimi i destinimit, ndërrimi i pronës, gurëthyesit-guroret, ndërtimet etj, në pyje dhe toka pyjore.
2. Udhëheqësi i Sektorit të inspektimit për Pylltari raporton tek Drejtori i Drejtoratit të Inspektimit Qendror të Pylltarisë dhe Gjuetisë.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin e inspektimit për Pylltari ёshtё tre (3).

Neni 20
Sektori i Inspektimit për Gjueti

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Inspektimit për Gjueti janë:
     1.1. Ruan tërësinë e ekosistemit dhe baraspeshës ekologjike, mbrojtja adekuate e kafshëve të egra, sigurimi i mirëqenies dhe kushteve për shfrytëzim ekonomik të resurseve, nevoja për siguri dhe standardin e etikës së gjahtarëve. Kontrollimin dhe implementimin e planeve menaxhuese afatgjata, vjetore, planet dhe programet zhvillimore të gjuetisë;
     1.2. Inspekton plotësimin e kushteve të gjuetisë nga menaxheri i vend gjuetisë si dhe mënyrën përcaktimit- shenjëzimit të kufijve të vendgjuetisë.
     1.3. Kontrollon zbatimin e Planit menaxhues dhe planeve operacionale vjetore të menaxhimit me vendgjuetitë;
     1.4. Kontrollon librat afariste dhe dokumentacionin tjetër kur paraqitet nevoja me qëllim të shikimit të shfrytëzimit të mjeteve, zbatimin e rregullave dhe masave të cilat kanë të bëjnë me kafshët e egra dhe me vendgjuetitë;
     1.5. Kontrollon gjuajtjen e kafshëve të egra, lejen për gjuajtjen e kafshëve të egra, fletëpërcjelljet dhe listat e trofeve për kafshën e egër të gjuajtur;
     1.6. Kontrollon përdorimin e armëve dhe municionit të përshtatshëm për gjueti;
     1.7. Kontrollon dhe urdhëron zbatimin e masave për pengimin e dëmeve nga kafshët e egra,
     1.8. Urdhëron masat e përkohshme për pengimin e dëmeve në kafshë egra me theks të veçantë për ato të mbrojtura dhe të rrezikuara nga zhdukja;
     1.9. Kontrollon punëtorit e personave që bëjnë balsamimin e kafshëve;
     1.10. Përkohësisht konfiskon kafshën e egër të gjuajtur në mënyrë të kundërligjshme dhe pjesët e saja, ndalon vënien në qarkullim ose përvetësimin e pa ligjshëm të kafshës së mbytur dhe pjesëve të saja si dhe mjetet dhe pajisjet me të cilat është kryer veprimi i dyshuar, deri në Vendimin përfundimtarë të organit kompetent;
     1.11. Urdhëron masat për pengimin e dëmeve në rastet urgjente në të cilat mund të shkaktohen dëme me përmasa me interes të përgjithshëm.
2. Udhëheqësi i Sektorit të Inspektimit pёr Gjueti raporton tek drejtori i Drejtoratit të Inspektimit Qendror të Pylltarisë dhe Gjuetisë.
3. Numri i të punësuarve në Sektorin e inspektimit për Gjueti ёshtё tre (3).