Agjencia Pyjore e Kosovës, përkatësisht DMKEGJKET në bashkëpunim me FAO dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës kanë vazhduar zhvillimin e Projektit SFER/GLO/402/MUL i përqendruar në ndërmarrjen e masave preventive për parandalimin e Murtajës Afrikane të Derrit, respektimin e masave të biosigurisë në gjueti si dhe marrjen e mostrave në terren dhe raportimin e tyre. Pjesëmarrës në trajnim ishin Menaxherët e VGJP, Kryetarët e SHGJ, Përgjegjësit dhe Stafi profeional nga NJKAPK, Përfaqësues të FGJK-së, Përfaqësues të DP, Zyrtarë Profesional nga Drejtoritë e Parqeve Kombëtare "Sharri" dhe "Bjeshkët e Nemura" si dhe përfaqësues nga OJQ, fotografë dhe entuziastë të faunës së egër.