Agjencia Pyjore e Kosovës, ne kuadër te programit “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për përmirësimin e jetesës në zonat rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë” qe po financohet nga Suedia dhe Komisioni Europian dhe që po mbështetet në zbatim nga FAO ka filluar një proces të rëndësishëm kombëtar: Inventarizimin e Pyjeve dhe Tokave Pyjore në Republikën e Kosovës.Ky projekt realizohet në përputhje të plotë me kërkesën dhe prioritetin e vetë Agjencisë Pyjore të Kosovës. Objektivi është që të përfitojmë të dhëna të sakta, të besueshme dhe të përditësuara mbi gjendjen e pyjeve dhe tokave pyjore në vend. Inventarizimi i fundit është zhvilluar në vitin 2012, dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur një proces të tillë gjithëpërfshirës. Ndryshimet në përdorimin e tokës, ndikimet klimatike dhe presionet e tjera mbi pyjet e bëjnë të domosdoshëm këtë angazhim të ri. Përgatitjet për punët në terren tashmë kanë filluar. Ato përfshijnë: • hartimin e metodologjisë teknike sipas standardeve ndërkombëtare, • trajnimin e ekipeve profesionale për grumbullimin e të dhënave, • planifikimin dhe identifikimin e pikave apo mostrave në gjithë territorin e Kosovës. Ky inventarizim do të shërbejë si bazë shkencore dhe administrative për politikat pyjore, menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, si dhe për raportimin kombëtar dhe ndërkombëtar në kuadër të konventave klimatike dhe mjedisore. Agjencia Pyjore e Kosovës mbetet e përkushtuar që ky proces të zhvillohet me transparencë, profesionalizëm dhe integritet të plotë, në shërbim të mbrojtjes dhe zhvillimit të resurseve pyjore të vendit.
https://www.facebook.com/profile.php?id=100064789090459