Agjencia Pyjore e Kosovës

Rishikimi i Përbashkët Vjetor i Sektorit Pyjor 2024: Avancimi i Menaxhimit të Qëndrueshëm të Pyjeve në Kosovë

Prishtina, December 10 – The Joint Annual Review (JAR) of the Forestry Sector in Kosovo commenced on December 10, organized by the Ministry of Agriculture, Forestry, and Rural Development (MAFRD) within the framework of the EU and Sweden-funded program “Support to Strengthening Sustainable and Multipurpose Forest Management to Improve Rural Livelihoods and Address Climate Change […]

Shpërndaje në:

Prishtinë, 10 dhjetor - Sot filloi takimi “Rishikimi i Përbashkët Vjetor i Sektorit Pyjor në Kosovë”, i organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), në kuadër të programit të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimet klimatike në Kosovë”, zbatuar nga FAO.

“Rishikimi i Përbashkët Vjetor i Sektorit Pyjor në Kosovë” synon të shqyrtojë progresin e arritur, dhe të identifikojë sfidat dhe prioritetet për zhvillimin e sektorit të pylltarisë. Rezultatet e pritura prej kësaj ngjarje do të luajnë rol kryesor në përcaktimin e veprimeve të ardhshme dhe për të siguruar që sektori pyjor i Kosovës të vazhdojë të kontribuojë në qëndrueshmërinë mjedisore, rritjen ekonomike dhe përmirësimin e jetesës rurale në Kosovë.

Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme, tha se MBPZHR është në një fazë aktive të zbatimit të politikave dhe strategjisë për të përmirësuar gjendjen në sektor dhe për të adresuar problemet mjedisore me të cilat po ballofaqehemi ndër vite.

“Ne si MBPZHR, kemi ndërmarrë të gjitha hapat e domosdoshëm që korniza ligjore për rregullimin e këtij sektori me rëndësi për është e vendosura lart në listën e prioriteteve të Qeverisë. Pylltaria duhet të shikohet si një sektor shumë i rëndësishëm qeveritar, përmes aspekteve ekonomike, mjedisore, sociale dhe kulturore"tha Çerkini.
Znj. Çerkini përmedni se qeveria ka aprovuar dokumentin kryesor të politikave pyjore të hartuar nga MBPZHR - Strategjia për Zhvillimin e Pylltarise 2022-2030, përmes së cilit dokument strategjik janë përcaktuar kahet e zhvillimit të sektorit deri në vitin 2030.

“Për të mbështetur politikat e reja është aprovuar Ligji e ri për Pyjet i cili definon qartë përgjegjësitë dhe kompetencat në ruajtjen dhe menaxhimin e pyjeve, reformon strukturat e menaxhimit të pyjeve dhe tokave pyjore, përcakton mënyrën e menaxhimit të pyjeve dhe shfrytëzimin e tokës pyjore", shtoi Çerkini.

Në hapje të ngjarjes dyditore morën pjesë përfaqësues të institucioneve, sektorit privat, donatorë ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile që janë të përfshirë në këtë sektor.

Vadim Stirbu, zyrtar i programeve në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, foli për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për sektorin e pylltarisë.“BE-ja ka zgjeruar përkrahjen për programin aktual që po e zbaton FAO edhe për dy vite të tjera, dhe ne inkurajojmë institucionet respektive ta shfrytëzojnë këtë mbështetje dhe ekspertizë të programit.", tha ai.

Naser Krasniqi, udhëheqës vendor i FAO-së në Kosovë theksoi nevojën e partneriteteve ndërinstitucionele për të arritur qëllimin e menaxhimit të qëndruehsëm dhe shumëqëllimor të pyjeve. “Kjo ngjarje është mundësi shumë e mirë për adresimin e këtyre sfidave si dhe ndryshimeve klimatike dhe ndaljen e prerjeve të paligjshme të pyjeve”, tha z. Krasniqi.

Ngjarja “Rishikimi i Përbashkët Vjetor i Sektorit Pyjor në Kosovë” do të vazhdojë nesër me një vizitë fushore në komunën e Ferizajt dhe Kaçanikut.