Agjencia Pyjore e Kosovës

Memorandum Bashkëpunimi Mes Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe Agjencisë Kombëtare të Pyjeve të Shqipërisë

We are pleased to announce that the Executive Director of the Kosovo Forestry Agency, Mr. Fidan Dema, has signed a Memorandum of Cooperation with the National Forestry Agency of Albania. This memorandum marks an important step in strengthening international cooperation for the protection of natural wealth and the management of forest resources between our two […]

Shpërndaje në:

Me kënaqësi ju njoftojmë se Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Pyjore të Kosovës, z. Fidan Dema, ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve të Shqipërisë. Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe menaxhimin e resurseve pyjore mes dy shteteve tona.

Ky bashkëpunim do të mundësojë:

🔹 Përmirësimin e menaxhimit të pyjeve dhe forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e tyre.
🔹 Shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira për të përballuar sfidat e ndryshimeve klimatike dhe përputhshmërisë me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.
🔹 Zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e pyjeve, për të kontribuar në integrimin e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ky memorandum është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajonin tonë.