Agjencia Pyjore e Kosovës

Agjencia Pyjore e Kosovës merr pjesë në punëtorinë e MBPZHR-së për Aktivitetet Planifikuese 2025 dhe Bashkëpunimin me Donatorët

The Kosovo Forestry Agency, under the leadership of the Executive Director Fidan Dema, participated in the two-day workshop organized by the Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development (MAFRD), with the aim of discussing the work plan for 2025 and the priorities of cooperation with donor-supported projects. At this event, which was chaired by the […]

Shpërndaje në:

Agjencia Pyjore e Kosovës, nën udhëheqjen e Drejtorit Ekzekutiv Fidan Dema, ka marrë pjesë në punëtorinë dy ditore të organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), me qëllim diskutimin e planit të punës për vitin 2025 dhe prioritetet e bashkëpunimit me projektet që mbështeten nga donatorët.Në këtë ngjarje, e cila u udhëhoq nga Sekretarja e Përgjithshme e MBPZhR-së, Venera Çerkini, përfaqësuesit e Agjencisë Pyjore të Kosovës kontribuan në prezantimin e aktiviteteve dhe objektivave për vitin 2025.

Një fokus i veçantë ishte diskutimi rreth aktiviteteve të projektit të FAO-së, i cili po financohet nga Ambasada Suedeze dhe Komisioni Europian. Ky projekt është një pjesë kyçe e angazhimeve të Agjencisë për zhvillimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore në Kosovë.Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu për nevojën e koordinimit të ngushtë mes agjencive dhe organizatave ndërkombëtare, si FAO, GIZ dhe TAIEX, për të arritur rezultatet e planifikuara për vitin 2025.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Agjencia Pyjore e Kosovës do të vazhdojë të luajë një rol kyç në implementimin e projekteve që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit pyjor dhe mbrojtjen e biodiversitetit në vend. Ky takim theksoi angazhimin e Agjencisë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me donatorët për realizimin e objektivave të projektit në vitin 2025, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.