Agjencia Pyjore e Kosovës

Punëtori mbi Koordinimin e Aktiviteteve për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve

Workshop on Coordination of Activities for Sustainable Forest Management An important workshop was held at the Forestry Vocational Training Center in Blinaje, organized by the Food and Agriculture Organization of the United Nations (FAO) in cooperation with the Kosovo Forestry Agency. The purpose of this meeting was to discuss and coordinate activities around the work […]

Shpërndaje në:

Punëtori mbi Koordinimin e Aktiviteteve për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve Në Qendrën e Aftësimit Profesional për Pylltari në Blinajë është mbajtur një punëtori e rëndësishme, e organizuar nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO) në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe koordinimi i aktiviteteve rreth planit të punës për vitin 2025, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe FAO-së në kuadër të projektit “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, i cili financohet nga Ambasada e Suedisë dhe Komisioni Evropian. Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit diskutuan rreth strategjive për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, përmirësimin e infrastrukturës dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale për të siguruar mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore.Një fokus i veçantë iu dha përmirësimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta që synojnë ruajtjen e biodiversitetit dhe adresimin e sfidave të ndryshimeve klimatike.

Agjencia Pyjore e Kosovës dhe FAO riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të siguruar që politikat dhe veprimet në sektorin e pylltarisë të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e jetesës në zonat rurale të Kosovës. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të menaxhimit të pyjeve dhe implementimit të praktikave më të mira në këtë fushë.